Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot
realizoi takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e
Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas.
Kryetari Gashi theksoi se Bashkimi Evropian për qytetarët e vendit tonë, nuk
është vetëm një bllok politik dhe ekonomik, por përfaqëson një angazhim ndaj
vlerave të tilla si demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe solidariteti.
Ai theksoi se pavarësisht faktit që rruga jonë evropiane është e vështirë dhe e
mundimshme, Kuvendi punon me përkushtim për miratimin e ligjeve nga
agjenda e reformave. Bëhet fjalë për reforma të brendshme që lidhen me
kapitujt dhe legjislacionin e BE-së, jo vetëm sepse ato janë pjesë e procesit tonë të integrimit evropian, por sepse janë të nevojshme për qytetarët tanë
dhe për të ardhmen tonë të begatë. Ai theksoi gjithashtu pritjen se së shpejti
do të fillojmë një proces negociatash që do të jetë i qëndrueshëm dhe që
mund të zbatohet në mënyrë që të na çojë drejt anëtarësimit të plotë, duke
mbrojtur njëkohësisht interesat tona.
Ambasadori Rokas theksoi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është
në vazhdim dhe zhvillimet e reja gjeopolitike globale lejojnë që ky proces të
përshpejtohet. Kjo, shtoi ai, do t'i mundësojë Bashkimit Evropian të zgjeruar t'u
përgjigjet më mirë sfidave të reja gjeopolitike.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që në periudhën e ardhshme Kuvendi i
Republikës së Maqedonisë të ketë një rol të madh në miratimin e ligjeve nga
agjenda e reformave, të cilat janë të nevojshme për përparimin e mëtejshëm
të vendit drejt Bashkimit Evropian, si dhe për shfrytëzimin më të plotë të
mundësive të ofruara nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.


