Policia e Ohrit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 62-vjeçari nga Radolishta e Strugës për ushtrim të transportit publik pa licencë.

Sipas autoriteteve, ai u kap gjatë një kontrolli në Ohër duke transportuar udhëtarë pa autorizimin e nevojshëm ligjor.

Ndaj tij është iniciuar procedurë penale raporton Tetovasot.