Ferat Shala ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se një publikim në Facebook ka shkaktuar dëm jomaterial përmes shpifjes.

Shala tha se aktgjykimi është nxjerrë më 21 maj 2026 dhe e cilësoi vendimin si dëshmi se “shpifja dhe njollosja publike nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi”.

Postimi i plotë:

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vërtetoi atë që kam thënë prej fillimit: shpifja dhe njollosja publike nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.

Me aktgjykimin e datës 21.05.2026, gjykata e aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë time ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se publikimi i bërë ndaj meje në Facebook ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes.

Për mua, kjo nuk është çështje hakmarrjeje personale. Është një mesazh se askush nuk duhet të lejojë që reputacioni, familja dhe puna e tij të sulmohen me të pavërteta për interesa politike apo personale.

Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe kanë besuar në të vërtetën.

Dinjiteti mbrohet. E vërteta triumfon.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume