Një grua 38-vjeçare nga Shqipëria, me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, ka denoncuar bashkëshortin e saj 48-vjeçar nga Gostivari për mosrespektim të vendimit për takimet me fëmijët dhe për sjellje kërcënuese.
Sipas denoncimit të siguruar nga Tetovasot, ai prej muajsh e përndiqte, i dërgonte mesazhe kërcënuese dhe paraqitej vazhdimisht pranë banesës së saj. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.TS