Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Tetovë.
Një 51-vjeçare ka denoncuar në SPB Tetovë se bashkëshorti i saj fillimisht ka kërcënuar atë dhe vajzën e tyre, ndërsa më pas ka tentuar t’i vërë zjarrin shtëpisë familjare.
Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.TS