Në kuadër të MEF 2026, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim bilateral me Fatma Varank, drejtoreshë ekzekutive e COP31 dhe zëvendësministre e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale klimatike, tranzicionin energjetik dhe përgatitjet për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike – COP31, e cila do të mbahet në Antalia.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit bilateral dhe rajonal në përballimin e ndryshimeve klimatike, si dhe nevojën për përshpejtimin e zbatimit të politikave klimatike përmes investimeve, shkëmbimit të njohurive dhe iniciativave të përbashkëta.
Ministri Hoxha përshëndeti angazhimin e presidencës turke të COP31 dhe theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në mënyrë aktive në proceset që do të çojnë drejt rezultateve konkrete për rajonin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume