Një lajm i rëndë dhe tronditës ka prekur familjen Salihu dhe mbarë opinionin publik. Mbrëmjen e kaluar, si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Zvicër, ka ndërruar jetë tragjikisht Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu.
Lajmin e dhimshëm e ka bërë të ditur veprimtari Bardhyl Mahmuti përmes një njoftimi në rrjetet sociale.”Me pikëllim të madh morëm lajm e hidhur se mbrëmë, në një aksident të komunikacionit në Zvicër, humbi jetën Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu!”, shkruhet në njoftim.Me rastin e kësaj humbjeje të madhe e të parakohshme, shprehen ngushëllimet më të sinqerta për nënën e Blerimit, Nerxhivanen, bashkëshorten Albanën, vëllezërit Taulantin dhe Dardanin, djalin e xhaxhait Isniun, si dhe për të gjithë familjen e nderuar dhe atdhetare Salihu nga Botusha e Gjakovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume