Arsim Zekolli (05.04.1966 – 8.06.2026) u lind ne fshatin Bllacë, Komuna e Suharekës. Shkollën fillore dhe te mesme, i kreu në Shkup. Në Fakultetin Filozofik të Universitetit te Shkupit, studjoi Historinë e Artit dhe Arkeologjinë. Gjate kohes se studimeve, ne baze te nje leximi tejet intenziv, qysh prej femijërisë, filloi te merret me shkrime te cilat i botonte asokohe ne gazeten “Flaka e Vellazerimit”, kryesisht punime, veshtrime e studime nga kultura.
Më vonë, pas shpërbërjes se ish-Jugosllaviseë dhe demokratizimit te shoqerise, nje grup intelektualesh e gazetaresh themeluan revisten “Dita”, ne te cilen pasqyroheshin dhe vleresoheshin ndryshimet politike, kulturore dhe shoqerore, ndersa Arsimi ishte pjese e ketij ekipi, duke dhene nje kontribut te çmuar per dukurite e ndryshme shoqerore dhe politike ne boten shqiptare dhe me gjere.
Ketu ai mesoi zanatin e mundimshem te gazetarisë: Teki Dervishin, Xhabir Ahmetin, Eshref Aliun, Sami Ibrahimin dhe te tjere. Paralelisht me kete ai ishte edhe udheheqes I programit te nates ne radion e pare te pavarur shqiptare ne Maqedoni, Radio “Toska” Shkup, ku sillte per te intervistuar personalitete te njohura nga Maqedonia dhe rajoni.
Megjithese ne shkollen fillore dhe te mesme kishte mesuar gjuhen frenge, ne baze te prirjeve qe kishte per gjuhet, ai e mesoi ne menyre perfekte gjuhen angleze te cilen edhe e fliste dhe e shkruante pa veshtiresi. Mëpastaj ai u angazhua ne Shoqaten Humanitare “El-Hilall”, ku ndihmoi shume per sigurimin dhe ndarjen e ndihmave humanitare per familjet ne nevoje dhe me vone edhe per sigurimin e materialeve te ndryshme medicinale ne prag te luftes se Kosoves.
Duke e vleresuar kete kontribut humanitar sikur edhe angazhimet e tij te panumerta ne fushen e ndihmes ne komunitet, ne vitin 1993 e udhehoqi nje delegacion nga Republika e Maqedonise dhe u prit ne takim pune nga Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Kofi Anan ne New York.
Per shkak te tensioneve ne fillim te viteve nëntëdhjeta, ateherë kur Republika e Maqedonise duhej te pavaresohej duke u shkeputur nga federate e atehershme Serbia dhe Mali i Zi, ne veriun e ketij shteti u instaluan forcat e armatosura te Kombeve te Bashkuara te emeruara UNPREDEP. Duke i vleresuar njohurite e tij politike dhe per zhvillimin e marredhenieve ndershteterore jo vetem te Maqedonise, por ne te gjithe Ballkanin Perendimor, komandanti i atehershem, Gjenerali Sokallski, e mori per keshilltar te tij. Arsimi, duke e njohur mire terrenin e Komunes se Likoves, ne kufi me Kosoven, infrastrukturen pothuajse inekzistente dhe shtigjet e pakalueshme te ketyre fshtrave malore te Malesise se Karadakut, ndihmoi shume per ti meremetuar, per hapjen e rrugeve te reja dhe per ndihmat tjera qe ua ofronte shkollave te fshatit dhe banoreve te zones.

Pas largimit te UNPREDEP-it, Arsimin e gjejme te angazhuar ne organizaten amerikane NDI, prej se ciles me sukses te madh arriti te senzibilizoje opinionin me te gjere politik ne vend dhe administratat shteterore te vendeve perendimore. Gjate gjithe kesaj kohe ai nuk rreshti, paralelisht me punen qe bente neper organizata te ndryshme, te merrej me shkrime te cilat i botonte gjithandej, ne gjuhen shqipe, maqedonishte, serbo-kroate dhe angleze. Fokus i interesimit te tij gjithmone kane qene historia e artit, arkeologjia, historia e muzikes, e bluzit dhe e krijimeve muzikore te zezakeve duke i krahasuar ato dhe inspirimet per krijimin e tyre edhe me ilahite islame. Menjehere pas fillimit te luftes ne Kosove Arsimi e nderpreu punen qe kishte ne organizatat amerikane dhe ne Kryqin e Kuq Nderkombetar, duke e ruajtur bashkepunimin me ato per te ndihmuar luften ne Kosove dhe refugjatet te cilet me vone ia mesyne Maqedonise. Miqesia qe kishte me shume personalitete nderkombetare dhe bashkepunimi I gjate me Sekretarin Gjeneral te Kyqit te Kuq Nderkombetar Zhan Fransoa Shtam, bene qe ndihma e cila iu dedikohej njerezve ne nevoje dhe per ata te cilet luftonin per lirine e Kosoves te jete e madhe dhe e vleresuar. Pas çlirimit te Kosoves dhe instalimit te forcave nderkombetare, Arsimin e angazhuan keshilltar i pare i Ambasadorit te Zyres nderlidhese te UNMIKUT me seli ne Shkup. Ketu, duke u koordinuar me Ambasadorin Karim, ai solli nje fryme te re ne raportet e organizatave nderkombetare me banoret vendas, sidomos duke I koordinuar aktivitetet te cilat lidheshin me Kosoven dhe ndertimin e vendit te rrenuar. Pas shperthimit te konfliktit te armatosur ne Maqedoni ne vitin 2001, Arsimi, tanime me nje pervoje te madhe politike dhe organizative dhe si njohes i shkelqyer i marredhenieve nderkombetare, ndihmoi qe opinion me i gjere nderkombetar te njihej drejtperdrejt me realitetin ne vend dhe me poziten diskriminuese te shqiptareve te Maqedonise.
Ai ishte keshilltar i drejtperdrejte i emisarit te atehershem Karl Bild, i cili refuzonte te shkoje ne zonat ku zhvilloheshin veprime ushtarake nese nuk e shoqeronte Arsimi.
Arsim Zekolli ishte i emeruar Ambasador ne OSBE me seli ne Viene, si dhe Ambasador dhe udheheqes i Misionit te OSBE ne Turkmenistan. Si ambasador ne OSBE ne Viene, ne raste te ndryshme u angazhua per pasqyrimin real te pozites dhe gjendjes se gjithmbarshme te Kosoves para institucioneve dhe personaliteteve nderkombetare si dhe ne mbrojtje te vlerave kombetare te cilat qarqe te ndryshme synonin dhe ne disa raste edhe arrinin t’i shtremberojne ose edhe t’i pervetesojne. Arsimi e ka pasë pasion shkrimin. Qysh prej viteve tetedhjeta, kur i beri hapat e pare ne gazetari, ai punoi dhe shkroi per “Flaka e Vellazerimit”, “Dita”, “Lajm”, “Fakti”, “Koha” dhe shume e shume Gazeta e revista tjera ne gjuhen shqipe. Ai ishte kolumnist shumevjecar i gazetes “Koha”, i gazetes ne gjuhen maqedonase “Utrinski Vesnik” dhe dhe i gazetes “Dojçe Velle”. Televizionet e fuqishme si “Al Xhezaira”, A2 CNN dhe shume te tjera n ga rajoni dhe me gjere, e kane pasë mysafire te rregullt ndersa vleresimet dhe analizat e tij jane cituar nga personalitete dhe institucione me rendesi nderkombetare. Kolumnet e tij dhe veshtrimet per ceshtje politike, te marredhenieve nderkombetare, studimeve nga historia e muzikes dhe arteve ne pergjithesi, jane botuar ne shume gjuhe te botes. Vleresimet e tij per rrjedhat politike ne rajon dhe me gjere shpesh here kane sherbyer si baze e shendoshme per debate publike ne mjedise te ndryshme te vendimarrjeve te rendesishme politike.
Arsim Zekolli ishte nje njeri i cili nuk pranoi kurre te beje kompromis me te keqen e te ligen. Ai nuk pranoi kurre qe per interesa materiale apo favore te ndryshme, as te shitet as te blihet. Ai qendroi perhere stoik perballe sfidave me te cilat u ballafaqua, duke injoruar injorantet, duke shigjetuar mediokritetet dhe duke luftua ligesite e nje pjese te shoqerise sone. Si i këtillë, ai do mbetet ne kujtesen e te gjithe atyre qe e njohen, e atyre qe e lexuan dhe atyre qe e shikuan a degjuan si model i nje intelektuali te vertete, i nje qytetari i cili aty ku jetoi e veproi, la gjurme te pashlyera te cilat kujtoj se nje dite do te sherbejne per te mesuar si duhet ecur perpara pa pasur nevoje per tu perkulur e per tu nenshtruar.
Pusho ne paqe, Arsim!