Edhe pas këtyre zgjedhjeve , ka mundësi të shohim një luftë të tmershme, ndërmjet LVV si fituese e zgjedhjeve, dhe bllokut opozitar, së cili do të grabitë pushtetin.Të shpresojmë së do të jetë shumë më ndryshe me pozitive.Na mbetet të presim së çka po në sjellin ditët ndoshta edhe muajit në vazhdim.Politikanët janë njerëzit që dështuan në pritjët e mëdha të qytetarëve.Të theksojmë këtu së dalja shumë e ulët në këto zgjedhje monotone është treguesi së qytetarët nuk janë të kënaqur më këtë kastë politike, se këta janë lidhur tashmë më keqpërdorimet, rrenat dhe manipulimet të cilat po zgjasim për 26 vite …

Skënder MULLIQI

Njerëzit janë të barabartë vetëm në mjerim, të barabartë vetëm në pushtet dhe në pasuri të fituar në mënyrat më të çuditshme dhe më të errëta.Të gjithë të tjerët edhe mund të shkojnë në burg, por pasanikët tanë të politikës rrallë ose fare .Ata vazhdimishtë po gënjejnë popullin , po vjedhin.Po rrëmbejnë .Një rreth pa fillim dhe pa fund.Dhe brenda tij.Thesrambajtësit e fatit vazhdimisht grabisinë mundësitë, përdhunojnë shpresën, anulojnjë dinjitetin e jetesës.Pyetja e vetme është nese duam një zgjidhje .Ndoshta vetë jemi bërë pengesa ?E duket së po.Gjithë kjo tolerancë ndaj zullumqarëve të politikës tashmë duket e pa kuptueshme .A nuk duket ashiqare se ata po bëjnë lojëra më fatin tonë dhe të Kosovës si shtet.Sigurishtë që po.Këta nuk po kan ndërgjegje, nuk kan moral politik, por kanë endërra të egra për pushtet.Kosova është bërë Eldorado e tyre . Këta aspak nuk kan dhembje, se janë të pangopshem.As nuk ju intereson gjendja e keqe sociale .Nuk po ju interesojnë pensionistet.Punëtorët?Objektivisht këto kategori të rrezikuara nuk kan asgjë për të humbur.Jeta e tyre sigurisht mbahët artificilisht.Të rinjet.Kan mbaruar më ta, i ka larguar shumicën nga Kosova.Ata që kan mbetur janë barrikaduar në sigurinë infatile .Këta në politikën aktuale, nuk janë të interesuar në ofrimin e zgjedhjeve të problemeve të grumbulluara, së janë të zënë në luftën për pushtet.Edhe pas këtyre zgjedhjeve , ka mundësi të shohim një luftë të tmershme, ndërmjet LVV si fituese e zgjedhjeve, dhe bllokut opozitar, së cili do të grabitë pushtetin.Të shpresojmë së do të jetë shumë më ndryshe me pozitive .Na mbetet të presim së çka po në sjellin ditët ndoshta edhe muajit në vazhdim.Politikanët njerëzit që dështuan në pritjët e mëdha të qytetarëve.Të theksojmë këtu së dalja shumë e ulët në këto zgjedhje monotone është treguesi së qytetarët nuk janë të kënaqur më këtë kastë politike, se këta janë lidhur tashmë më keqpërdorimet, rrenat dhe manipulimet të cilat po zgjasim për 26 vite .A mos është periudhë shumë e gjatë që nuk është humbur durimi qytetarë lexuës të nderuar?Sigurishët që po.Ata po fshihen mirë pas justifikimeve.Dhe gënjejnë kur është e nevojshme.Ata vertëtojnë kështu qmendurinë e tyre .Ata nuk janë aty për të riparuar dritat e rrugës të cilat vetë i ka prishur.Çfarë lloj njerëzish janë ata në fund të fundit?Ata vërtetojnë se pragu i tolerancës së vetëpërbuzjes mund të shtyhet gjithmonë më tej.Vetëbesimi i tradhëton , sepse nuk kan pasur kurrë .Ata kan frikë se mos digjen.Ata janë të infektuar më arrogancën e së kaluarës.Kemi edhe të tillë të iluzionit komunist.Shumica nga këta nuk dinë se çfarë është liria.Ose dinë, por kanë një parandjenjë se ajo bartë pasiguri.Të preokupuar tepër me të kaluarën, ata nuk shohin përtej hundës. Konservatorizmi përdoret përballë diversitetit. Ata thjesht nuk e shohin ende. Ata janë reduktuar kolektivisht në një masë pa fytyrë individualiteti të shfuqizuar dhe origjinaliteti të pakuptimtë. Ata tërhiqen në botët e tyre të ngushta, errësira dhe retë e dendura u përshtaten më mirë sesa drita e dobishme dhe horizontet e hapura.Këta dukën më shumë si njerëz të qthurur. Ata nuk duan të margjinalizohen plotësisht, por luftojnë në mënyrë aktive për vendin e tyre nën diell. Shumica nga këta politikanë karakterizohen më një frymë të dallueshme autoritare, më një përbuzje të pa përshkrueshme për shtresat e ulëta hierarkike.Ata mashtrojnë hapur audiencën.Dhe ende po ia dalin mbanë.Nuk po udhëhiqen nga parimet etike njerëzore.Është për budallenjë , mendojnë ata. Ata adhurojnë verbërisht është interesi vetjak. Kjo është arsyeja pse ata janë problemi më i madh i shoqërisë. Çdo ditë i sheh në televisione dhe rrjete të ndryshme sociale e nuk thojnë asgjë të rëndësishme .Ata po shkatërrojnë ekzistencën tonë .Janë mësuar më britmat e tyre në Kuvend dhe në mjetet e informacinit , si një klithmë e korbave.Këta i kan margjinalizuar të rinjet nga të gjitha fushat e ndikimit shoqëror, duke zëvëndësuar vendet e më të mirëve me më të dobëtit.Dhe, deri kur këta njerëz të padijshem dhe të pa dinjitet politikë do të na i presin kapelat?Kështu siq po ecin punët nuk mund të kemi demokraci të konsiliduar dhe as shtet ligjor .Pyetja është nëse kemi intelektualë mjaftueshëm të fortë që do të marrin përsipër barrën e ndryshimit të gjërave.E kemi.Të gjithë qytetarët menduan së nuk do të tradhëtoheshin në mënyrë kaq të pa besë besimin që u kishin dhënë.Apo thjesht duhet të presim në pafundësi?Por, atëherë shtrohet pyetja ,si do ti kemi punët si shtet dhe si komb…?

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume