Ziadin Sela: Gjatë debatit për Raportin e BE-së për Progresin e RMV, ftova korin diplomatik dhe përfaqësuesit e BE-së, që të analizojnë në thelb propozim Ligjin e Qeverisë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

📌 Përsërita qëndrimin se do ta bllokojmë, jo për inate, por sepse ai ligj projekton ardhmërinë e brezave që vijnë pas!

Sa i përket raport-progresit të Bashkimit Europian, me të vërtetë që është bërë e lodhshme që të hyjmë në këto klishe të çdo viti, që i dëgjojmë edhe fjalët e bukura nga njëra anë, si stimul për të vazhduar në këtë rrugëtim. Por e vërteta është që gjërat thuhen në mënyrë të përgjithshme dhe për mua me të vërtetë që është shumë shqetësuese kur segmentet më të rëndësishme dhe kryefjala e politikës të këtyre dy vite e gjysëm, por edhe më herët, është shkelja dhe çmontimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe në raport-progresin e BE-së të merret vetëm një fjali dhe ku thuhet që ka vazhduar implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Ne e shohim që në çdo paraqitje, sa herë që t’i ndezësh, të ndjekësh lajmet çdo ditë, ka plot konkurse në të cilën as që nuk respektohen parimet të cilat janë sjellë në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit. Dhe ka shkelje të rëndë: nuk respektohet gjuha shqipe, po tjetërsohen shtyllat kryesore të kësaj marrëveshje dhe me të vërtetë për mua ishte, dëgjova ambasadorin Rokas teksa foli për Parlamentin dhe përmendi segmentin që janë bllokuar disa ligje, siç është ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe unë i kisha sugjeruar nëpërmjet përfaqësueses së tij këtu që t’i hyjë në themel ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat për shkak të mungesës së Badenterit.
Po, do bllokohet dhe jo kjo nga shkaqe inatësh, por nga shkaqe se ne e duam jetën si gjithë të tjerët, e duam të ardhmen si gjithë të tjerët. Dhe ky ligj është ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. E kam thënë edhe kur ka ardhur në seancë plenare, është ligji i cili projekton ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme. Është ligj që projekton ardhmërinë e fëmijës tim. Është ligj që projekton ardhmërinë e fëmijëve dhe të fëmijëve të mi që s’kanë lindur akoma? Është ligj që projekton ardhmërinë e fëmijëve të fëmijëve tanë të gjithë ne, pa marrë parasysh përkatësisë etnike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume