Një 25-vjeçar është arrestuar në fshatin Ropotovë të Komunës së Dollnenit, nën dyshimin për dhunë në familje.
Sipas MPB-së, më 23 nëntor 2026, rreth orës 23:10, S.P. (25) u privua nga liria pasi dyshohet se, pas një grindjeje në shtëpinë familjare, kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 50-vjeçar.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse, raporton Tetovasot.