Një 52-vjeçar nga Dibra është kallëzuar penalisht për dëmtimin e instalimeve publike.
Sipas MPB-së, O.G. më 12 nëntor 2026 kishte prerë dhe marrë kabllot e ndriçimit publik pranë lokalitetit “Govedarski Pat”, duke dëmtuar rrjetin elektrik në një gjatësi prej rreth 120 deri në 150 metrash.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën “Shkatërrim ose dëmtim i instalimeve publike”, raporton Tetovasot.