Një përleshje fizike midis dy shtetasve turq ndodhi dje në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në fshatin Vizbegovë të Shkupit, njoftoi policia.

“Më 03.06.2026 në orën 13:30, Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup ka marrë një njoftim se në fshatin Vizbegovë, në Qendrën e Pranimit për Azilkërkues, pas një grindjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike midis J.B. (27) dhe A.S. (26), të dy nga Turqia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thuhet në buletinin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume