Sot, në Kuvend u mbajt diskutimi publik për përcaktimin e Propozim-listës së kandidatëve sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në konkursin publik u paraqitën gjithsej 11 kandidatë, tetë prej të cilëve i plotësuan kushtet e përcaktuara në konkurs. Kandidatët që kaluan procesin fillestar të zgjedhjes ishin: Mile Stojanovski, Jasna Orovçanec-Arangelloviq, Ismail Sinani, Usein Elezoski, Kadrije Mustafa, Zhaklina Damçeska, Kristina Naqeska-Arsovska dhe Nesime Jashari-Luma.
Kryetari i Komisionit, Sajkoski, e hapi mbledhjen dhe i njoftoi të pranishmit me mënyrën e zbatimit të procedurës dhe rrjedhën e intervistimit të kandidatëve. Njëkohësisht, i informoi të pranishmit se kandidatët Usein Elezoski dhe Kadrije Mustafa mungonin pa arsye. Përveç anëtarëve të Komisionit dhe deputetëve, në proces morën pjesë aktive edhe përfaqësuesit e sektorit civil, përfshirë Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe organizata të tjera që veprojnë në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi.
Pas procedurës dhe shqyrtimit të kandidaturave, si anëtar i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi u propozua kandidati Ismail Sinani.