SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj R.Z. (26 vjeç) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje grabitqare”.

​Më 08.06.2026, rreth orës 02:00 në një bastore sportive në Tetovë, i denoncuari duke e kërcënuar punonjësin me një mjet të mprehtë, ka marrë para nga kasa.

​Po atë ditë, në orën 11:30, në Vendkalimin Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ai është privuar nga liria gjatë përpjekjes për t’u larguar nga shteti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume