Prokuroria konfirmoi se ndaj 21-vjeçarit nga Bogdanci, i cili u gjet i vdekur pranë një veture të djegur, më 16 tetor ishte paraqitur denoncim për rrezikim të sigurisë.

Pas denoncimit, institucionet kishin nisur veprimet, ndërsa në procedurë civile atij i ishin shqiptuar edhe masa mbrojtëse për dhunë në familje.

Në tragjedinë e ndodhur më 3 nëntor, jetën e humbën 21-vjeçari dhe një vajzë 17-vjeçare, trupi i së cilës u gjet brenda veturës së djegur.

Indikacionet e para të hetimit flasin për vrasje dhe vetëvrasje. Prokuroria ka urdhëruar autopsinë e trupave dhe ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht rastin.