Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim pune i anëtarëve të Komisionit për Financim dhe Buxhet me përfaqësues të Qendrës për Analiza Ekonomike (QAE), me temën “Forcimi i rolit të Kuvendit në përmirësimin e transparencës, përfshirjes së publikut dhe mbikëqyrjes së buxhetit”.
Në këtë takim përveç kryetares së Komisionit, Sanja Llukarevska dhe zëvendëskryetarja Jovanka Trençevska, morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit: Igor Zdravkovski, Julija Tushevska dhe Fatmir Bytiqi, zëvendësanëtari Aleksandar Jamallov si dhe deputeti Zllatko Penkov.
Kryetarja e Komisionit për Financa dhe Buxhet, Sanja Lukarevska, hapi takimin dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin midis Komisionit dhe Qendrës për Analiza Ekonomike, me qëllim përmirësimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe rritjen e transparencës në procesin e buxhetimit.
Në fjalimin e saj, përfaqësuesja e Qendrës për Analiza Ekonomike, Vesna Garvanlieva-Andonova, trajtoi gjetjet dhe rekomandimet nga analizat që lidhen me transparencën fiskale, përfshirjen e publikut në proceset buxhetore dhe mbikëqyrjen e financave publike.
Ajo prezantoi situatën në lidhje me strategjinë fiskale të shtetit, si dhe nivelin e qasjes së dokumenteve buxhetore për publikun e gjerë. Të pranishmit ranë dakord se menaxhimi transparent i financave publike, informacioni në kohë për qytetarët dhe mbikëqyrja efektive parlamentare paraqesin parakushte kyçe për forcimin e besimit në institucione dhe sigurimin e shpenzimit të përgjegjshëm dhe llogaridhënës të mjeteve buxhetore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume