Komuna e Çairit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe mbarë kombit me rastin e ndarjes nga jeta të maestro Vlado Janevskit, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës maqedonase, krijimtaria e të cilit la gjurmë të pashlyeshme në kulturën muzikore dhe në kujtesën e shumë brezave.

Në shenjë nderimi për kontributin e tij artistik dhe lidhjen e veçantë me Çairin, Këshilli i Komunës së Çairit do të ndërmarrë masa institucionale për të përjetësuar figurën dhe veprën e Vlado Janevskit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume