Me propozim të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Komuna do të ndajë vauçerë në vlerë prej 100 eurosh për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë gjatë vitit shkollor 2026/2027, në shkollat e Komunës së Tetovës.

Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke ndihmuar në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për pajisje shkollore dhe nevoja të tjera të nxënësve.

Përmes kësaj iniciative, Komuna e Tetovës vazhdon të investojë në arsim dhe në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët, duke i mbështetur ata që në hapat e parë të rrugëtimit të tyre arsimor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume