Së bashku me gruan time, Emirën, sot dolëm dhe votuam.
Demokracia e merr kuptimin e saj të plotë kur qytetarët marrin pjesë dhe vendosin për të ardhmen e vendit të tyre. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Sa më i lartë zëri i qytetarëve, aq më e fortë demokracia jonë.