Kronikë e zezë në Pollog: Arrestime për drogë, përndjekje, dhunë familjare dhe sulme në Tetovë e Gostivar
Rajoni i Pollogut vazhdon të përballet me raste të shumta kriminale dhe incidente të ndryshme. Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, gjatë 24 orëve të fundit policia ka realizuar disa arrestime për posedim të marihuanës, ndërsa janë raportuar edhe raste të dhunës familjare, kërcënimeve dhe sulmeve fizike.