Një shtetase 50-vjeçare nga Kosova ka denoncuar në SPB Tetovë se është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova, i cili e kishte angazhuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë.

Sipas denoncimit, ajo për një periudhë të gjatë ka qenë viktimë e maltretimit psikik dhe fizik, ndërsa kur ka shfaqur dëshirën për t’u larguar, është sulmuar duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia po kërkon autorin e dyshuar, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume