Në ambientet e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, ambasadori i Republikës së Francës në vend, E.T. Kristof Le Rigoler, dhe ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, sot nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Konvergjenca e drejtësisë klimatike dhe ekologjike” (CEJ Convergence).

Memorandumi përcakton kornizën dhe modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në drejtim të zbatimit të projektit, i cili ka për qëllim avancimin e qasjes në drejtësinë ekologjike, forcimin e pjesëmarrjes së publikut në proceset e vendimmarrjes lidhur me mjedisin jetësor, si dhe mbështetjen e zbatimit më efikas të legjislacionit ekologjike në përputhje me standardet evropiane.

Në fjalimin e saj, zëvendësministrja Lashkoska, theksoi se mbrojtja e mjedisit jetësor dhe sundimi i ligjit janë procese të ndërlidhura që kërkojnë bashkëpunim të fortë institucional, partneritet ndërkombëtar dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi vendosim një bazë të fortë për thellimin e bashkëpunimit me partnerët tanë francezë dhe evropianë, si dhe për harmonizimin e mëtejshëm me legjislacionin evropian dhe praktikat më të mira në fushën e mjedisit jetësor. Kjo iniciativë përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga agjenda evropiane dhe në forcimin e sundimit të ligjit si një nga shtyllat kryesore të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi Lashkoska.

Ajo shtoi se projekti do të kontribuojë në krijimin e një sistemi më të hapur, më transparent dhe më efikas, në të cilin qytetarët do të kenë qasje më të plotë, më të lehtë dhe më të drejtpërdrejtë në mekanizmat për realizimin e të drejtave të tyre në fushën e mjedisit jetësor, si dhe mundësi më të mëdha që të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset e vendimmarrjes që ndikojnë në cilësinë e mjedisit jetësor dhe në jetën e tyre të përditshme.

Projekti “Konvergjenca e drejtësisë klimatike dhe ekologjike” përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në reformat në kuadër të Kapitullit 27 – Mjedisi Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe pjesëmarrjes demokratike në hartimin e politikave publike. Nëpërmjet partneritetit me Francën dhe institucionet evropiane, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdojë të punojë për vendosjen e sistemit bashkëkohor dhe atij efikas të menaxhimit ekologjik, në të cilin mbrojtja e mjedisit jetësor, siguria juridike dhe interesat e qytetarëve janë pjesë e pandashme e së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Me realizimin e këtij projekti e konfirmojmë angazhimin e përbashkët të institucioneve tona dhe partnerëve ndërkombëtarë për ndërtimin e një shoqërie më rezistente, më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë, në të cilën të drejtat ekologjike të qytetarëve njihen si pjesë përbërëse e demokracive moderne evropiane dhe e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume