Një familje nga Serbia është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën “Miqësia”, në rrugën lidhëse me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit raporton Tetovasot.

Automjeti “Nissan” doli nga rruga, u përplas me gardhin metalik dhe u përmbys.

Shoferi 33-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 26-vjeçare kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa fëmija i tyre dyvjeçar ka pësuar lëndime. Të tre u transportuan në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume