Siç mëson Tetovasot, më 10 qershor në ora 21:40, zyrtarët e Stacionit Policor të Gostivarit arrestuan A.M. (19) nga Padalishti dhe A.T. (23) nga Tërnova e Gostivarit. Gjatë kontrollit, tek A.M. u gjet marihuanë, ndërsa më pas, gjatë bastisjes në shtëpinë e A.T. në Banjicën e Poshtme dhe në automjetin e tij “Renault”, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të tjera të marihuanës.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.TS