Rami Mislimi

Një lajm i mirë për tetovarët është se, nga 5000 protestuesit në Tetovë, mbi 500 kanë qenë simpatizues të VLEN-it.

Ky është një sinjal se pavarësisht bindjeve partiake, ata nuk pranojnë të shkelet mbi historinë, identitetin dhe vlerat kombëtare shqiptare.

Partia nuk është mbi identitetin, mbi shqiptarinë dhe mbi historinë shqiptare.

Askush nuk mund të shkelë mbi amanetin e Mujdin Aliut dhe Rafi Halilit.

Mbi 500 mbështetësit të VLEN-it mbrëmë i thanë JO rikthimit të emrit Marshall Tito.

Kur është në pyetje historia dhe dinjiteti kombëtar, tetovarët nuk njohin as parti e as lider e hiq më pak as Bilall Kasamin.

Ju lumtë djema!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume