Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Argjentinë – Austri, e cila po luhet në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve të Botërorit 2026.

Argjentina po fiton pas 45-minutëshit të parë, me golin e legjendarit, Lionel Messit.

Messi shënoi në minutën e 38-të të ndeshjes.

Ai në fakt u bë top-golashënuesi i historisë në Kampionatet Botërore.

38-vjeçari tashmë ka 17 gola në Botërore, me golin e shënuar ndaj Austrisë.

Ky ishte goli i tij i katërt në këtë Botëror.

Ai më parë në këtë përballje, e humbi edhe penalltinë, në minutën e nëntë, duke e dërguar topin jashtë kornizës së portës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume