Parku “Rinia” në Fushë Topanë po shndërrohet në një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit mes qytetarëve, institucioneve dhe sektorit privat, duke dëshmuar se angazhimi i përbashkët mund të krijojë hapësira më cilësore për komunitetin.
I krijuar përmes një aksioni të përbashkët të Komunës së Çairit, NP “Parqe dhe Gjelbërim”, studentëve dhe të rinjve të Universitetit Nënë Tereza, parku sot është kthyer në një hapësirë të gjallë ku takohen qytetarët, fëmijët dhe të rinjtë.
“Parku ‘Rinia’ është dëshmi se kur bashkohen iniciativa qytetare, mbështetja institucionale dhe energjia e të rinjve, krijohen hapësira që i japin jetë lagjes dhe forcojnë ndjenjën e përkatësisë në komunitet,” u shpreh Mexhiti.
Gjatë aktivitetit të organizuar në park, të rinj muzikantë performuan para banorëve, ndërsa familjet dhe qytetarët kaluan momente të veçanta në një ambient të mbushur me kreativitet, energji pozitive dhe frymë bashkëpunimi.


