Në këtë ngjarje të bukur dhe do të thosha, në këtë rast të veçantë, sa herë që ndërtohet diçka, ajo ka për qëllim ta përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, konkretisht në Manastir, por edhe në mbarë shtetin. Për mua paraqet kënaqësi dhe nder që të jem këtu dhe të jem me ata që, normalisht, po e ndërtojnë. Sot kemi një iniciativë private, e cila që në fillim të kësaj qeverie ka nisur procesin e realizimit të këtij investimi. Ja, sot të gjithë jemi dëshmitarë, dhe e dëgjuat edhe nga pronari i këtij objekti se bëhet fjalë për një investim të rrallë, për produkte që tek ne nuk përdoren aq shpesh, por në botë përdoren shumë në fushën e sporteve të ujit.

Pra, për ne si Qeveri është një nder dhe kënaqësi e veçantë që të mund të mbështesim një investim të tillë ku tashmë janë të punësuar rreth 230 persona, një investim me një vlerë totale prej rreth 11 milionë euro dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë të mbështesim investime që do të jenë vlerë e shtuar në ekonominë maqedonase.

Unë e përgëzoj pronarin për vendimin dhe në pjesën joformale të bisedës, ai vetë pranoi se, me kalimin e viteve këtu në Manastir, sikur ngadalë edhe tek ai po ndodh ajo ndjenja, po dashurohet me Manastirin dhe me vendin tone. Kështu që ne kemi qenë të njohur në histori si mikpritës të mirë, manastirasit janë të njohur si mikpritës të mirë, kështu që shpresoj që edhe në periudhën që vijon do të vazhdojmë me realizimin e investimeve të tjera.

Falënderoj kryetarin e komunës dhe administratën komunale që ndihmuan ky investim të realizohet me procedurë të përshpejtuar. Falënderoj edhe deputetët dhe të gjithë ata që kanë dhënë çfarëdo kontributi në realizimin e kësaj investimi. Mund të them se po punojmë edhe për të paktën dy investime të tjera të interesuara, të cilat do të realizohen në periudhën që vijon këtu në Manastir, por t’i përfundojmë njëherë dhe t’i bëjmë publike edhe ato kur të nënshkruhen marrëveshjet për mbështetje në kuadër të Qeverisë.

Kështu që edhe një herë urime nga ana ime, uroj që edhe shumë momente të tilla të na ndodhin edhe në të ardhmen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume