Përsëri me kënaqësi të madhe, me kënaqësinë më të madhe, ndodhem këtu në Komunën e Gjorçe Petrovit. Sërish në fillimin e një projekti që është me rëndësi thelbësore dhe që ka për qëllim të ndihmojë praktikisht më të vegjlit tanë, fëmijët, në procesin e fitimit të arsimit të tyre, në arsimin fillor.

Do të doja që të mund të fillonim sa më shumë objekte të tilla, si rezultat i të cilave të kemi sa më shumë fëmijë që së pari do të lindnin, e më pas do të arrinin në këtë fazë të arsimimit të tyre.

Uroj kryetarin e komunës, Këshillin komunal, administratën, deputetin që vjen nga Komuna e Gjorçe Petrovit, falënderoj Ministrinë e Arsimit, kolegët nga Qeveria, që gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të nisur diçka të re, për të korrigjuar diçka nga e kaluara që ka qenë e gabuar dhe për të mos krijuar paqartësi e probleme të reja.

Dhe vlerësoj se projekte të tilla janë vetëm një vlerë e shtuar për cilësinë e jetës së qytetarëve, para së gjithash të fëmijëve, sepse të gjitha këto po i bëjmë për ta. Që t’ua lëmë atyre. Janë pikërisht ata që do ta trashëgojnë të gjithë këtë që ne po ndërtojmë dhe krijojmë.

Le të ndërtohet ky objekt, që të mund të gëzohemi të gjithë së bashku për atë që po bëjmë dhe po krijojmë.

Prandaj, qoftë me fat dhe u shtofshin edhe më shumë projekte të tilla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume