Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga juglindja, moti sot do të jetë i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe erë të përforcuar.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtoi se proceset do të jenë më intensive në nivel lokal me shi më të bollshëm, bubullima, erë të fortë dhe shfaqje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë.

“Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, proceset lokale do të jenë më intensive me reshje më të dendura shiu, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit. Të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë, ndërsa gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, parashikon DPHM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume