“Mund t’i pagëzoni fëmijët tuaj, jo rrugët e Tetovës” – Nafie Selmani me mesazh të ashpër për VLEN-in
Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj vendimeve për emërtimin e hapësirave publike në Tetovë, duke theksuar se rrugët dhe sheshet e qytetit nuk janë pronë e asnjë partie politike dhe as e individëve të caktuar shkruan Tetovasot.
“Bilalli, Izeti, Adnani, Saliu, Zeqirijai dhe të tjerët në VLEN mund t’i pagëzojnë si të duan fëmijët e nipërit e tyre. N’daçin Marsall, n’daçin Ribar, askush nuk i ndal. Por rrugët dhe sheshet e Tetovës nuk janë pronë private e tyre. Ato janë të qytetarëve dhe për to vendosin qytetarët, jo kapadait e përkohshëm politikë”, shkruan Selmani.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në marshin protestues të paralajmëruar për të premten në ora 20:00, duke e cilësuar atë si një mobilizim për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtës së qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat publike të qytetit.
“Dil dhe mbro sheshin, rrugën tënde, mbro të drejtën tënde. Tetova u takon tetovarëve”, ka porositur Selmani.Tetovasot
Postimi i plotë:
Bilalli, Izeti, Adnani, Sali, Zeqirijai dhe të tjerët në VLEN mund t’i pagëzojnë si të duan fëmijët, nipërit e tyre. N’daçin Marsall, n’daçin Ribar, kurrkush nuk i ndalë.
Por rrugët, sheshet e Tetovës nuk janë pronë private e tyre. Ato janë të qytetarëve dhe për to vendosin qytetarët, jo kapadait e përkohshëm politik.
Prandaj, dil dhe mbro sheshin, rrugën tënde…mbro të drejtën tënde.
Të premten, në ora 20:00, në marshin protestues për Tetovën, sepse ajo u takon tetovarëve .
✌️❤️