Sistemi Prokurorial, është deklaruar lidhur me zgjedhjet e mbajtura sot në vend, duke thënë se, deri me tani, ka ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Në njoftim shtohet edhe se, mbi 100 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar dhe ende janë duke punuar me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

‘’ Gjatë ditës së sotme Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtave të votimit. Në Prishtinë kemi 4 raste, në Prizren kemi 6 raste, në Pejë 2 raste, në Ferizaj 3 raste dhe në Mitrovicë veri kemi 2 raste. Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona të liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Prokurori i Shtetit deri në këto momente ka ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtave të votimit

Prishtinë, 7 qershor 2026 – Mbi 100 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar dhe ende janë duke punuar me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Gjatë ditës së sotme Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Në Prishtinë kemi 4 raste, në Prizren kemi 6 raste, në Pejë 2 raste, në Ferizaj 3 raste dhe në Mitrovicë veri kemi 2 raste. Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona të liruar në procedurë të rregullt.

Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit.

Me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume