Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren e Argjentinës ndaj Austrisë.
Kombëtarja argjentinase ka fituar 2-0 ndaj Austrisë, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Botërorit 2026.
Messi shënoi dy golat e Argjentinës në këtë përballje, me të cilët theu edhe rekordin më të madh në historinë e Botëroreve.
Ai u bë top-golashënuesi më i mirë në historinë e Botëroreve, me superyllin argjentinas që ka shënuar 18 gola tashmë.
Golin e parë, Messi e shënoi në minutën e 38-të të ndeshjes, pasi paraprakisht e kishte humbur penalltinë, në minutën e nëntë të ndeshjes.
Të dytin, Messi e shënoi në minutën e 95-të të përballjes, pas një tollovie në mbrojtjen e Austrisë.
Me këtë fitore, Argjentina shkon në kuotën e gjashtë pikëve, duke siguruar kualifikimin tutje nga faza e grupeve, në 1/16 e finales.
Ndërkohë, Austria mbeti në kuotën e tri pikëve.