Gjatë protestës së mbajtur para objektit të Komunës së Tetovës, protestuesit shfaqën edhe pankarta me mesazhe kritikuese ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si dhe ndaj kryetarit të komunës Bilall Kasamit.

Njëra prej pankartave që tërhoqi vëmendje mbante mbishkrimin “Josip Broz Kasami”, si formë ironizimi nga protestuesit në lidhje me çështjen e emërtimeve të rrugëve, që me vendim të Kushtetueses bulevardi “Iliria” u kthye në “Marshall Tito”, raporton TS.

Protesta u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa qytetarët kërkuan rikthimin e emërtimeve që i konsiderojnë të lidhura me historinë dhe identitetin shqiptar të Tetovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume