Parlamenti Evropian rrëzoi propagandën e Edi Ramës se Shqipëria do anëtarësohet në vitin 2030 në Bashkimin Evropian.

Legjislativi i BE miratoi raportet për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor para dy ditësh.

Bie në sy se për Malin e Zi ka tashmë një vit të përcaktuar për integrimin në BE.

Në raport thuhet se ky vend do bëhet anëtar në vitin 2028, pasi bisedimet do të përmbyllen që këtë vit.

Kurse për Shqipërinë thuhet se ajo synon të mbyllë negociatat në vitin 2027, asgjë më shumë se kaq.

Vendit tonë i kërkohet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe për të ulur polarizimin.

Për Bosnjen kërkohet më shumë angazhim, kurse për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut theksohet se mungon progresi.

Parlamenti Evropian miratoi një tekst me tone të ashpra për qeverisjen e Edi Ramës, duke u ndalur qëllimisht tek protestat e fundit në vend.