Tetovasot raporton se pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes anëtarëve të dy familjeve që jetojnë në të njëjtën shtëpi në Tetovë.

Sipas policisë, fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas është shndërruar në përleshje fizike. Njëri prej tyre, Sh.I. (42), dyshohet se ka sulmuar me një send metalik tre të afërm të tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Tetovasot mëson se të gjithë të përfshirët janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren procedurat ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume