Një 20-vjeçar nga Kosova ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, pasi pretendon se është sulmuar fizikisht nga një bashkëqytetar i tij.
Sipas denoncimit të raportuar nga Tetovasot, incidenti ka ndodhur më 7 qershor në një banesë në Tetovë, pas një debati dhe mosmarrëveshjeje të mëparshme me A.B. (24), gjithashtu nga Kosova. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.TS