Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë paralajmërimet perëndimore se Rusia mund të përbëjë kërcënim për vendet e NATO-s ose të ndërmarrë një sulm ndaj aleancës, duke i cilësuar këto pretendime si “marrëzi”.

Gjatë një takimi me përfaqësues të agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve, në kuadër të St. Petersburg International Economic Forum”, presidenti Putin tha se këto pretendime nuk janë thjesht të pabaza, por përbëjnë një provokim të qëllimshëm.

“Për mendimin tim, kjo nuk është vetëm marrëzi, është një provokim i qëllimshëm”, deklaroi ai.

Lideri rus akuzoi qeveritë perëndimore se po krijojnë qëllimisht një narrativë kërcënimi që, sipas tij, “nuk ekziston fare në realitet”. Ai argumentoi se qëllimi i kësaj retorike është të bindë qytetarët e vendeve perëndimore të pranojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.

Putin tha gjithashtu se habitet që disa njerëz në Evropë besojnë këto paralajmërime.

“Do të ishte qesharake, po të mos ishte kaq e trishtueshme. Kushdo që mendon se Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s duhet të pyesë veten: Për çfarë arsyeje?” u shpreh ai.

Megjithatë, deklaratat e Putinit se Rusia nuk ka plane për të sulmuar territorin e NATO-s janë pritur me skepticizëm në Perëndim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume