Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta të verës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës tha se fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës.

“Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta.

Fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës që po afron”, ka shkruar ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume