“Provimi i jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe”, kështu deklaroi Jeton Shasivari nga grupi i ekspertëve në emisionin Click Plus në TV21, ku po diskutohet për kërkesën e studentëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Shasivari mes tjerash komentoi edhe draft versionin e ligjit, ku një javë më parë e shpalosi zëvendëskryeminstri i parë Bekim Sali i cili tha se teoria do të jetë në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht. Shasivari për draft versionin tha se kjo nuk është zgjidhje gjysmake por siç tha një model i kombinuar. /Zhurnal.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume