Deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, në të gjithë vendin u regjistruan gjithsej 13 zjarre në ajër të hapur, nga të cilat një është aktiv, një është vënë nën kontroll dhe 11 janë shuar plotësisht.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), ka një zjarr aktiv në komunën e Butelit dhe në Vizbegë ku po digjet një deponi, ndërsa zjarri në deponinë e qytetit në Demir Hisar është vënë nën kontroll.
11 zjarre janë shuar në lokacione të ndryshme në vend. Zjarret në Komunën e Butelit në Lubotenski pat, në Komunën e Zelenikovës në rrugën për në Strahojadicë, në Komunën e Gazi Babës në fshatin Bulaçani, në Komunën e Petrovecit në fshatin Sredno Konjare, në Komunën e Karposhit në Bardovci, në Komunën e Prilepit në fshatin Lenishte, në Komunën e Ohrit pranë plazhit Kadmo, në Komunën e Gradskos para pikës së pagesës, në Komunën e Shtipit në vendbanimin Naselje, në Komunën e Likovës në Sllupçan pat dhe në Komunën e Rankovcës në fshatin Psaça janë shuar plotësisht.
Këto zjarre kanë djegur bimësi të ulët, bar të thatë dhe gjemba, duke djegur dru dhe mbeturina.