Në Burgun e Gjevgjelisë, personat e dënuar po ndjekin trajnime për zanatin e berberit. Përmes këtij programi ata zhvillojnë aftësi si durimi, saktësia dhe përgjegjësia, me qëllim risocializimin dhe përgatitjen për një jetë të qëndrueshme pas vuajtjes së dënimit.

“Personat e dënuar në Burgun e Gjevgjelisë po mësojnë zanatin e berberit, përmes të cilit fitojnë durim, saktësi, përgjegjësi, përkushtim dhe përmirësim të vazhdueshëm. Vetë-mësimi i zanatit të berberit është një mënyrë e rëndësishme për zhvillim personal dhe profesional dhe paraqet një mundësi të shkëlqyer për risocializim dhe sigurimin e një ekzistence të qëndrueshme pas përfundimit të dënimit”, thonë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume