Qytetarë të shumtë kanë nisur të grumbullohen në Sheshin “Iliria” në Tetovë, para protestës së paralajmëruar që pritet të mbahet para Komunës së Tetovës.

Tubimi vjen si reagim ndaj ndryshimeve të emërtimeve të disa rrugëve në qytet, ku organizatorët kundërshtojnë zëvendësimin e emrave me prejardhje shqiptare me emërtime si “Marshal Tito” dhe emra të tjerë, duke kërkuar ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë së emërtimeve shqiptare në Tetovë.

Në zonë është vërejtur prani e shtuar e forcave policore, të cilat kanë marrë masa sigurie për mbarëvajtjen e protestës. Qytetarët pritet të marshojnë drejt objektit të Komunës së Tetovës, ku do të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj këtyre vendimeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume