Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një 31-vjeçari nga Dobroshti i Tetovës. Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim pranë rrugës rajonale Tetovë–Jazhincë, afër fshatit Dobrosht.
Sipas Policisë, viktima Q.S. (31), gjatë kryerjes së detyrave të punës, ka rënë nga objekti dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Fillimisht ai është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa më pas është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku fatkeqësisht u ka nënshtruar plagëve.
Në vendin e ngjarjes kanë kryer këqyrje ekipet e SPB Tetovë, Inspektorati i Punës dhe Prokurori Publik. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.