Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i quajti sot me emra përçmues të gjithë njerëzit që, siç tha ai, mendojnë se ai nuk ishte mjaftueshëm i ashpër me Iranin.
“Këta budallenj që mendojnë se nuk kam qenë mjaftueshëm i ashpër me Iranin, në një kohë kur tregu i aksioneve sapo ka arritur nivele rekord dhe çmimet e naftës po bien, janë ose xhelozë, njerëz të këqij ose budallenj”, tha Trump në një postim në rrjetin social Truth.
Deklarata e tij vjen ndërsa mediat në mbarë botën raportuan se Trump dhe Presidenti iranian Masud Pezeshkian nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve të tyre.
Memorandumi përmban 14 pika dhe u nënshkrua në mënyrë dixhitale, nga distanca.
Sipas CNN, e cila publikoi detajet e dokumentit, Memorandumi përfshin, ndër të tjera, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe sigurimin e të paktën 300 miliardë dollarëve për rindërtimin dhe zhvillimin e Iranit.