Lionel Messi ka shkruar historinë në këtë Kampionat Botëror.

Ai në ndeshjet e grupeve theu rekordin e Miroslav Kloses, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kompeticionit me 19 gola.

Një lëvdatë për “La Pulgan”, erdhi nga presidenti i 45-të dhe 47-të i SHBA-së, Donald Trump duke e quajtur më të mirë se legjenda e Brazilit, Pele.

“Ai është i vetmi lojtar që mund të them se është më i mirë se Pele. Messi është një kënaqësi për t’u parë”, shkroi Trump në profilin e tij në “Truth”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume