Visar Ganiu është shkarkuar nga posti i zëvendësdrejtorit të qendrës për edukim pranë FFM-së, ndërsa vendin e tij pritet ta zë, Mensur Jakupi, një emër i njohur në futbollin tonë vendor, që gjatë karrierës së tij ka punuar me ekipe të ndryshme, përfshirë këtu KF Gostivarin, por edhe ekipin e të rinjëve të Shkëndijës së Tetovës, ndërsa aktualisht është pjesë e akademisë së KF Arsimit.

Jakupi, gjithashtu një periudhë ka udhëhequr edhe ekipet U17 dhe U19 të Maqedonisë, ndërsa i njëjti posedon edhe UEFA pro licenën për trajner.

Ai së fundmi ishte pjesë e instruktorëve, edukatorëve pranë Qendrës së edukimit për trajner, që kompletoi Modulin e dytë të UEFA B kursit, gjenerata e 32-të, modul ku u zhvillua një provim praktik në përputhje me konventën e UEFA-s për vitin 2025/26 dhe në të cilin 25 kandidatë demonstruan njohuri dhe aftësi jashtëzakonisht të larta trajnerësh./Infosport

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume