Policia e Gostivarit ka arrestuar një të mitur 15-vjeçar nga Debreshi dhe një 20-vjeçare nga Gostivari, të dyshuar për vjedhje në manastirin “Shndërrimi i Krishtit”.
Sipas denoncimit, ata janë kapur duke marrë para të lëna mbi ikonat në manastir. Paratë janë kthyer, ndërsa kamerat e sigurisë kanë zbuluar se të njëjtët persona dyshohen edhe për një vjedhje të ngjashme më 30 maj.
Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi penal.TS