Një 14-vjeçar nga Gostivari është ndaluar nga policia pasi u kap duke drejtuar një katërcikël pa leje drejtimi.
Kontrolli është kryer në rrugën “JNA”, ku policia konstatoi se i mituri po drejtonte mjetin në kundërshtim me ligjin. Pas konsultimit me prokurorin publik dhe inspektorin për të mitur, katërcikli është konfiskuar, ndërsa ndaj të miturit do të ndërmerren procedurat e parapara me ligj.TS